Koronavirusi u njoh zyrtarisht si pandemi këtë javë. Kjo ka rritur nivelin e alarmit si tek strukturat shtetërore të vendeve të ndryshme, por edhe të njerëzve për shkak se virusi ka ende shumë të panjohura.
Një studim i ri ka hedhur dritë se sa gjatë mund të rezistojë virusi në sipërfaqe të ndryshme. Kërkuesit nga Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Montana kanë analizuar sa gjatë mund të mbijetojë COVID-19 në karton, plastikë dhe çelik.
“Ne analizojmë hedhjen në ajër dhe qëndrueshmërinë në sipërfaqe të COVID-19 krahasuar me SARSCoV-1”, tha drejtuesi i projektit studimor, Neeltje van Doremalen.
Sipas analizave, virusi mund të rezistojë në sipërfaqe bakri deri në 4 orë, ndërsa në kartonë deri në 24 orë. Sidoqoftë, rezultatet tregojnë se virusi mund të zgjasë më shumë në materiale plastike dhe çelik. Sipas ekspertëve në këto materiale, COVID-19 zgjat deri në 3 ditë./tvklan