Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku krahasohen deklaratat e Ramës para se të vinte në pushtet dhe pas 7 vitesh si kryeministër lidhur me largimin e shqiptarëve.
Bardhi thotë se Rama ka punuar vetëm për veten dhe jo për shqiptarët. Sipas demokratit kryeministri është i paaftë dhe është koha që të largohet ai dhe jo shqiptarët nga vendi me anë të një ndryshimi.
STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
Sa herë flet, Edi Rama vetëm gënjen. Sa më i bujshëm premtimi, aq më i madh mashtrimi. Ndiqeni në video si gënjen sot dhe çfarë ka premtuar para ardhjes në pushtet për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Paaftësia, etja për pasurim të paligjshëm përmes vjedhës, padrejtësia, hendeku i madh i krijuar nga pushteti, detyruan shqiptarët të ikin nga vendi.
Edi Rama ka punuar vetëm për vete, aspak për shqiptarët. Nuk ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka asnjë bilanc pune në dobi të shqiptarëve. Boll më me këtë kryeministër të paaftë!
Është koha të largohet Edi Rama, jo shqiptarët nga vendi i tyre. Është koha për ndryshim!