Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e një prej konkurrentëve më të komentuar të programit, Atdheut.
Ndjekësit e tij në rrjete sociale kanë zbuluar një fotografi nga fëmijëria e tij, ku duket Atdheu i vogël simpatik dhe me shumë stil që në moshë të vogël.Djaloshi nga qyteti i Gjakovës është rasti i vetëm që është larguar nga spektakli për t’u kthyer disa javë më pas me kërkesën e Antonelës dhe aprovimin edhe të konkurrenteve të tjera.
Sa i lezetshëm! Kështu dukej Atdheu gjatë
Megjithëse u bë kohë në emision, konkurrenti ende nuk ka krijuar një lidhje dhe pëlqimet e tij janë të lëkundura.Teksa, del me Antonelën dhe ngacmohet me Sarën, ai është parë së fundmi edhe në shoqërinë e Sindit jashtë emisionit.