Studimi, i zhvilluar nga profesorët e universitetit “ETH Zurich” dhe i publikuar të enjten në revistën “Science”, vlerëson se 900 milionë hektarë pyje shtesë mund të mbillen në Tokë, duke iu shtuar 2,8 miliardë hektarëve që janë aktualisht.
Këto pyje shtesë do të kishin aftësinë të thithnin 205 gigatonë karbon, nga 300 gigatonë që janë shtuar në atmosferë që prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të epokës industriale.
Gjysma e zonave industriale që mund të pyllëzohen, sipas studimit, ndodhen në gjashtë vende: Rusi, SHBA, Kanada, Australi, Brazil dhe Kinë
Loading...