Sot për sot, në tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz, ndërkohë që numri i lindjeve është ndjeshëm më i lartë se ai i vdekjeve. Vlerësohet se rreth 200,000 foshnja lindin çdo ditë.
Shifër e cila mesa duket në të ardhmen e afërt do të rritet edhe më shumë!
Po të bëjmë një prapavajtje të shkurtër historike, do të shikojmë se me çfarë shpejtësie marramendëse po evoluon shtimi i popullsisë.
Në vitin 1300, popullsia në tokë vlerësohej nga 360-432 mln, ndërsa në vitin 1800 jetonin rreth 1.12 miliardë njerëz. Një shekull më vonë, në vitin 1900, u rrit në 1.77 miliardë, dhe në vitin 1950 arriti në 2.5 miliardë. Në vitin 1990, numri shkoi në 5.3 miliardë. Ndërkohë që 30 vitet e fundit, popullsia e botës u rrit 2 miliardë më shumë.
Ia vlen të përmendet se njerëzit e gjallë do të jenë gjithmonë më pak se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë jetuar në tokë. Vlerësohet se numri i njerëzve të gjallë në ditët e sotme korrespondon me vetëm 7% të atyre që kanë vdekur!
Bazuar në zbulimet shkencore, njerëzit kanë qenë në tokë për të paktën 7 milionë vjet. Sipas Legacy Family Tree çdo njeri i gjallë ka rreth 1024 paraardhës nëse kthehemi 10 breza prapa. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë jetuar mendohet të jetë rreth 117 miliardë.
Në të ardhmen e afërt, popullsia e botës do të arrijë në 9.8 miliardë, në rreth 20 vjet, dhe 11.2 miliardë deri në vitin 2100!/AlbStroka.com
Sa njerez kane jetuar ne TOKE ?
Loading...