Por jo gjithmonë rrobat duhen larë menjëherë pasi të vishen, ndaj po ju tregojmë se si duhet të veproni.
Sigurisht mbathjet nuk bëjnë pjesë në listën e rrobave që mund të vishen sërish pasi janë hequr dhe kjo për çështje higjiene.
Një palë xhinse të mira duhen larë pasi të vishen 3 deri në 5 herë.
Kështu ato nuk do të humbasin ngjyrën dhe nuk do të vjetërohen shpejt.
Bluzat duhen larë pas një here të veshur, për të shmangur kështu erën e pakëndshme të djersës.
Por, nëse nuk keni djersitur dhe nuk i keni mbajtur gjatë veshur herën e parë, një e veshur për herë të dytë mund të tolerohet.
Fustanet dhe kryesisht ato të mbrëmjes janë më delikatë.
Kështu që mos i lani menjëherë pasi t’i hiqni, për të mirën e garderobës tuaj merrni në konsideratë t’i mbani edhe një herë veshur.
Pasi t’i keni veshur 3 ose 4 herë, atëherë mund t’i lani reçipetat. Në se i fusni më shpesh në lavatriçe, atëherë dijeni se po i prishni kot.
Edhe çorapet, njësoj si mbathjet për çështje higjene duhen larë pas çdo përdorimi.
Për të shmangur erën e pakëndshme të djersës njësoj duhet vepruar edhe me veshjet sportive.
Ndërsa pizhamat duhen larë pasi të jenë veshur 3- 4 herë.
Këpucët sa herë që të bëhen shumë pis.