Në një intervistë për Top Channel, tenori Pirgu ka folur për impaktin dhe ndikimin që kanë ngjarjet aktuale në Shqipëri, jashtë vendit.
Saimir Pirgu ka thënë se do ti duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur.
‘Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare.
Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.’
Loading...