Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda kundër vendimit ku u shpall fajtor me akuzën ‘Shpërdorim Detyre’.
Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.
Krimet e renda këtë dënim vendosen ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Për nje afat prej 3 vitesh, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.
Loading...