Saimir Tahiri harron gjyqin, kapet “mat” me Eneda Tarifën, duke kënduar në klub (Video)

Në kulmet e halleve të mëdha që e kanë zënë, Saimir Tahiri e gjen prehjen tek muzika. Ish-ministri që është marrë i pandehur është kapur ‘mat’ në një klub në Tiranë teksta këndon bashkë me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa.

Ai shfaqet duke performuar këngën arbëreshe shumë të njohur “Lule, lule”. Tahiri nuk e lëshon mikrofonin dhe duket se ka jo pak talent dhe në muzikë. Kënaqësia është e përbashkët dhe për ish-ministrin dhe për ata që ndjekin shfaqjen live që e kanë regjistruar mbrëmjen e kaluar në klub.

Vetëm pak ditë më parë u mësua se Tahiri do të bëhej baba për të dytën herë e me sa duket kjo është një arsye tjetër që e bën të mos e ketë shumë mendjen tek procesi i nisur ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

(BalkanWeb)

Loading...