Tahiri shkruan se shpikim aq armiq në të gjallë sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën përditë. Ai thotë se ka punuar gjatë me vajzën 22-vjeçar e tani është pa fjalë. Ish-ministri kujton dhe propozimin për ‘vrasjen rrugore’.
POSTIMI I TAHIRIT
Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!
Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë.
Të ndrittë shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë të pragu i shtëpisë.
Loading...