Saimir Tahiri paraqiti në gjyq mbrojtjen prej 138 faqesh. Ja kur merret vendimi.

Gjykata Speciale ka shtyrë sot dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se gjykata do të japë vendimin më datë 24 qershor, në orën 09:30. Tahiri paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 e “BalkanWeb” se në seancë gjyqësore foli avokati Maksim Haxhia, si dhe ish-drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela që është i akuzuar bashkë me Saimir Tahirin.
Ndërkohë Prokuroria mbetet e palëkundur në akuzat dhe dënimin për Saimir Tahirin. Procesi ndërkohë monitorohen nga përfaqësues amerikanë nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Kujtojmë se më 28 Maj, gjyqi u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur, ndërsa ai ishte shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19. Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.
(BalkanWeb)

Loading...