Saimir Tahiri sërish sot në gjykatë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën shoqërinë e avokatit të tij, Maksa Haxhia.

Sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, pasi u shty për herë të tretë me arsyetimin se prokuroria nuk ka gjetur 3 procesverbale

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Loading...