Sali Berisha: “Edvin Mafia është në psikozë fobie të thellë”

Një ushtarak nga Zall Herri ka bërë të ditur sot se iu është dhënë urdhër të mos përdorin më smartfonë gjatë orarit të punës, me pretekstin së nxjerrin sekretet ushtarake!

Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka marrë mesazhin e ushtarakut, e ka ironizuar dhe dënuar këtë urdhër që tingëllon aq absurd, në një kohë kur vetë qeveria Rama ka publikuar listën me emrat e oficerëve të shërbimit sekret shqiptar!

Berisha gjykon se një urdhër i tillë, në emër të çështjeve të sigurisë, nuk e ka tjetër origjinën, përveçse në fobinë e vetë kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Ja shënimi i i plotë i Berishës:

Nga data 3 shtator, Edvin Mafia ka urdhëruar ndalimin e smartfonave në ushtri. Ai është në psikozë fobie të thellë.

Gjashtë vite me parë, Edvin Fobia urdhëroi prerjen e kabllos dhe shkuljen e kompjutereve nga salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, sepse sipas tij sistemi i informatizimit të saj, vendosur në kuadrin e sistemit të qeverisë dixhitale apo e qeverisë, mund të shfrytëzohet nga shërbimet e huaja inteligjente.

Ndërkohë, ai ështe i vetmi shef ekzekutivi në botë që ka publikuar listën e plotë, e cila në çdo vend është “top sekret”, të oficerëve të shërbimeve të Inteligjencës, që punojnë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe emrat dhe të dhëna të shumta private edhe të atyre që punojnë në selinë dhe misionet e NATO-s apo përfaqësitë e Shqipërisë në botë, duke krijuar në çështjet e sigurisë probleme tejet serioze dhe shqetësim të madh në NATO dhe tek partnerët tanë.

Lista emërore dhe me të dhëna personale e oficerëve tanë të shërbimeve inteligjente u publikua gjerësisht në mediat ruse dhe ato serbe.

Mirëmëngjes doktor Berisha.

Doja të denoncoja këtë narco-shtet. Jam një ushtarak nga Zall Herri. Na është dhënë urdhër, nga data 3 shtator të heqim smartfonat.

Faleminderit nëse e publikoni. Anonim të lutem.

Loading...