Ish-kryeministri Sali Berisha prej disa ditësh ka nisur foltoren për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.
Në rrjetet sociale Berisha ka shpërndarë vazhdimisht foto që i dërgojne simpatizantët, të cilët i ndjekin takimet e tij nga shtete të ndryshme të botës.
Së fundmi ai duket se sfidon SHBA-të, teksa thotë se ndiqet edhe nga New York-u, ndonëse fizikisht e ka të pamundur të hyjë në “tokën e endrrave” së bashku me familjen e tij, pasi është shpallur i padëshirueshëm me akuzat e rënda të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.
Loading...