Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se hetimi i FBI për ish-shefin e Kundërzbulimit Charles Mc Gonigal, do të shoqërohet me zbulime të tjera të mëdha. Sipas tij, përfaqësuesi i Edi Ramës, Dorian Duçka ka gënjyer kur ka thënë se Rama s’ka biseduar me Mc Gonigal.
“Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë”, shkruan Berisha.
“Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI”, vijon ish-kryeministri.
Reagimi i plotë i Sali Berishës: