Sali Berisha: “Kam dhënë një dorëheqje me ndërgjegjë të plotë”

Ish-kryeministri Sali Berisha la të kuptohej se nuk ishte pishman që kishte hequr dorë nga drejtimi i PD-së.

Gjatë një interviste në “360 Gradë” në Ora Neës, i cili është vedosur përballë një paneli gazetarësh, u pyet nëse do të ishte rrëzuar nga drejtiomi i qeverisë më shpejt Rama nëse opozita do të drejtohej prej tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Dyrnjaja: A e kishit rrëzuar Ramën më shpejtë se Lulzim Basha sot nëse do ishit në krye të PD-së me gjithë këto skandale që përmendni?

Berisha: Unë nuk mund të them kurrë më, ah sikur të isha edhe njëherë. Sepse kam dhënë një dorëheqje me ndërgjegjë të plotë dhe as në një të qindëtën e sekondës nuk e përfytyroj vetën sikur të isha më.

Dyrnjaja: Por vendimi kryesor i opozitës për djegien e mandateve është nga ju?

Berisha: Jo. Të jesh i bindur.

Dyrnjaja: Ju e keni artikuluar i pari dhe i vetmi.

Berisha: E ka artikuluar, por nuk është i imi.

Dyrnjaja: Ju e imponuat atë zoti Berisha me autoritetin që keni.

Berisha: Nuk është dhe nuk mund të ishte kurrë sepse për një vendim kaq të rëndësishëm nuk mund të nxisja një grup. Unë nuk jam në drejtim prandaj nuk e kam vendosur unë.

Loading...