Teksa vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat midis tij dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video të rreth 20 viteve më parë.
Teksa vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat midis tij dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video të rreth 20 viteve më parë.
Berisha thotë se asnjë pëllëmbë toke e Kosovës nuk duhet të falet dhe se Kosova është e shenjtë për shqiptarët.
“Në Kosovë përcaktohet e ardhmja jonë. Si të fitojë Kosova, do të fitojë kombi shqiptar.
Po humbi Kosova, kombi shqiptar nuk ka të ardhme.
Sot do Drenicën, Pejën, Gjakovën, nesër do Shkodrën, Durrësin, Dibrën dhe kështu me radhë. Nuk duhet të lejojmë të humbasim asnjë pëllëmbë tokë.
Një Kosovë në liri ndërtohet një 50 herë më shpejt se një Kosovë nën serbët. Ju ftoj ta mbajmë të gjallë shpirtin për t’u kthyuer në Kosovë.
Nuk falet Kosova, Kosova është e shenjtë për shqiptarët”, thotë Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2263151950397047/?t=0