Eduart Selami ka pershendetur fuqimisht vendimin e SHBA per shpalljen non grata te Sali Berishes.
Pas vendimit të DASH për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai falenderoi SHBA-të për vendimin.
“Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA.”
Në vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, sqarohet se Berisha është përfshirë në korrupsion domethënës dhe ka punuar për pasurimin e familjes dhe aleatëve të tij.
Loading...