Sali Berisha: “Paratë e grabitura, në traditën e njohur do ti përdorin për fushatën elektorale të ardhshme”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociala vetëm pak kohë pas një grabitje të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ngjarje që u pasua me një viktimë dhe me zhdukjen e rreth miliona eurove.

Sipas Berishës, paratë janë grabitur nga bandat e lidhura me qeverinë, ndërkohë që argumenton se rojet që shoqëronin paratë dhe ato që vëzhgojnë aeroportin bënë sehir.

“Paratë e grabitura, në traditen e njohur do t’i përdorim për fushatën elektorale të ardhshme”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb

Loading...