Sali Berisha: Pas xhelatit të Srebenicës, radhën e ka Aleksandër Vuçiç

Sot ish-gjenerali serb, Ratko Malladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Britanisë, pas apelimit që i kishte bërë ai vendimit të Gjykatës së Hagës.

Ish-kryeministri ynë Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin, duke u shprehur i sigurtë se pas tij, radhën e ka presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sot gjithashtu një foto u bë virale në rrjete dhe media sociale, ku shihet Vuçiç i cili vendoste emrin e Mlladiç në rrugët e Beogradit.
Reagimi i Sali Berishës

Fitore e drejtesise! Pas xhelatit te Srebenices radhen e ka idhtari i tij i verber Vuçiç, i cili deklaronte se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane. Vuçic per te fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtesine mori nismen “ nje shtepi per Mlladon”. Ne foto eshte duke vendosur emrin Mlladiç nje rruge ne Beograd. sb

Loading...