Ish kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje.
Berisha shtoi se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara.
“Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara.
Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme.
Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar.
Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t’ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath”, tha Berisha.
Sipas tij, pushteti është i qytetarëve!
“Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do ti vjellë ato që ka vjedhur.
Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile”, theksoi Berisha.