Sali Berisha: ‘Rama ka udhëtuar me avion privat më shumë se presidenti amerikan’

Në konferencën e përjavshme për media, kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me charter.

Berisha tha se kreu i qeverisë ka udhtëuar 137 herë me charter më shumë se presidenti amerikan Bush.

“Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për ëikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me charter, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare”-tha Berisha.

Loading...