Sali Berisha: “Rama meriton një plumb mu në ballë”

‘Rama meriton p.lumb në ballë’, kështu është shprehur ish kryeministri Sali Berisha, sot gjatë mbledhjes se grupit parlamentar të PD.

Berisha është shprehur pro djegies së mandateve ndërsa ka deklaruar se duhen akte që çojnë në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe që shqiptarët të jenë të lirë.

‘Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore. Nëse një kryeministër vendos të mos ikë, opozita nuk fiton. Rama meriton plumb në ballë, por nuk na lejon interesi i vendit. Duhet të ndërmarrim çdo akt që rrëzon Ramën’, është shprehur Berisha.

(Shqiperiaime)

Loading...