Sali Berisha rrëfen si ‘mposhti’ treshen Rama-Basha-Kim

Duke folur për kohën e të folurit në Parlament, ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se kanë bërë një rregullore vetëm për Berishën, në mënyrë që t’i mbyllin gojën.
Ish-lideri historik i PD-së, duke folur në Euroneës, tha se njëherë i ishin bërë bashkë për t’i marrë vëmendjen mediatike, Kryeministri Rama, kryetari i PD-së Basha dhe ambasadorja Yuri Kim, por Foltorja kishte dyfish shikueshmëri.

Pjesë nga biseda

Berisha: Kanë frikë nga fjala ime. Do ja nxjerr me telashe këtë punën e rregullores. Kanë bërë rregullore vetëm për mua. Kaq frikë kanë nga fjala ime. Po kur u bënë një ditë të 3 bashkë. Unë në foltore, Rama, Basha dhe zonja Kim në të njëjtën orë. Foltorja dy herë më e lartë në audiencë. Nuk është puna e minutave. Është puna që unë do dal, audienca do dhjetëfishohet.

Pyetje: Ndarje e grupit parlamentar?
Berisha: Deputetët nuk janë prononcuar. Kanë bërë mirë. I repsektoj dhe i vlerësoj. Rëndësi ka kjo. Projekti për një qeveri të përbashkët. Kanë projekt të krijojnë një qeveri të përbashkët. Flasin për poste, zv Ministër, Ministër rendi. Ramës i intereson se ndihet komod në pseudoopozite.

Pyetje: Parti më vete?

Berisha: Jo nuk krijojmë parti të re. Jam i hapur ndaj koalicioneve. Me partitë tradicionale të djathta. E dinë ata që po bëra koalicion unë jam luajal. Ai është në gjirin e Edi Ramës, le të rrijë.

Loading...