Pak orë para protestës së opozitës, tashmë e shpërndarë në pesë akse të vendit, përfshirë edhe Tiranën, ish kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar një thirrje qytetarëve.
“Sot ora 18:00 Shqipëria kundër Edvin Urrejtësit dhe narkoshtetit te tij!
Qindra mijëra qytetarë nga te kater anët e vendit bllokojnë akstet rrugore kombëtare per te dëshmuar kolapsin e plote te kalbësirës se narkoshtetit dhe kreut te tij Edvin Kristaq Urrejtsi!
Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbësirat. Fitore! sb”, shkruan Berisha.
Protestat do të nisin në orën 18.00 dhe do të përqendrohen në këto akse:
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durres-Kavajë, Plepa Autostradë
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti ne autostradë