Sali Berisha sulmon Bashën: U përkul para regjimit! Duhet t’i vendoste Edi Ramës kufirin te thana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD, që po mbahet aktualisht në Tiranë. Fjalën e kan nisur i entuziazmuar nga pjesëmarrja e madhe, ka vazhduar me studentët e dhjetorit ’90, te Azem Hajdari, dhe në fund është ndalur te Lulzim Basha.

“Të dashur delegatë dhe delegatë të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më të triumfues, më mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i rithemelimit të PD, Kuvendi i parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë”, tha Berisha ndër të tjera.

Ai u ndal te Lulzim Badha duke e sulmuar dhe e quajtur një dështim, kur 8 vite më parë mori drejtimin e partisë më të madhe opozitare. Sipas tij, kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha duhet t’i kishte vendosur “kufirin te thana” Edi Ramës. Por nuk e bëri këtë, tha Berisham, sepse u përul para pushtetit.

“PD arriti në vitin 2021 si një forcë politike që krijonte përshtypjen ‘të jesh apo të mos jesh”. Po si ndodhi kjo? Miqtë e mi, në vitin 2013 PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet. Realizoi rotacionin e pushtetit, kryetari i saj dha dorëheqjen, ashtu si i takon çdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet. Në krye erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re. I cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj.

Lulzim Basha në 8 vite de fakto u faktua vet si një kallp opozitar.

U përkul para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pasi humbëm pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të Bashkisë së Tiranës. Sistemimin e lumit, tramvajin, sitemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura nga qeveria e PD. Duke drejtuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjete në protesta të fuqishme në Tiranë, që t’i vinte Edi Ramës kufirin te thana. Të qëndronte i pamposhtur për ju.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të kujt, askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij. Presonaliteteve që kishin kontribute historike në PD”, shtoi Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD – 11 dhjetor 2021:

Të dashur delegatë dhe delegatë të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më të triumfues, më mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i rithemelimit të PD, Kuvendi i parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë.

Qytetarë dhe qytetare shqipatre ju përshëndes sot nga kjo platformë, nga ku vendosim të rithemelojmë Partinë Demokratike. Ta shndërrojmë atë në partinë e idealeve tuaja më fisnike. Në partinë e interesit kombëtar, në partinë e integrimeve më të rëndësishme euroatlantike. Mbi të gjitha, në partinë e qytetarit. Nga nesër në pushtet, partia do ketë në qendër qytetarin shqiptar. Hallet dhe interesat e tij.

“Rama ik, Rama ik, Rama ik. (*brohoret stradiumi.)

Ky Kuvend sjell PD në themelet e saj. Si forcë politike e interesit kombëtar, që sot vuan më shumë se kurrë që nga diktatura komuniste. Miqtë e mi, të dashur delegatë dhe delegate, më lejoni sot që në emrin tuaj të përulem me mirënjohje të pakufijshme ndaj studentëve liberatorë të dhjetorit ’90. Me në krye prijësin e tyre legjendar Azem Hajdari. Studentët gjynjëzuan diktaturën, themeluan PD.

Më lejoni të përshëndes me mirënjohje të thellë të gjithë atë që themeluan PD, që përmbysën diktaturën komuniste në Shqipëri. Hodhën në Shqipëri themelet e rendit të ri demokratik, të ekonomisë së tregut. Nxorën Shqiëprinë nga izolimi. E rreshtuan me vendet e mëdha të lirisë.

Më lejoni të përshëndes të gjithë ata demorkatë dhe demorkate, të cilët në kulmin e rebelimit komunist qëndruan të pamposhtur, qëndruan në parimet e tyre, u përballën me rebelimin dhe frymën e bashkimit. PD u rikthye në pushtet dhe në 8 vite ndryshoi këtë vend më shumë se 10 vjeçarët dhe shekujt para saj.

“O Sali o hero, gjithë Shqipërai ty të do.” (*brohoret stradiumi.)

Sot nga kjo platformë dua të përshëndes forcat konservatore, në Europë, SHBA dhe kudo në botë. Kuvendi ynë është ngjarja historike, për ata dhe konservatorët kudo në botë. Sepse mblidhet si Kuvend shpëtimtar, i cili përballet me sukses, i vendosur të rrëzojë narkoshtetin në Shqipëri.

I vendosur të ngrejë PD si parti konservatore në piedestalin që meriton, duke u përballur me mafien e armikut të egër të interesave të shqiptarëve, multimiliarderit George Soros. Ne mblidhemi sot për të rithemeluar PD, në një kohë kur me gjithë trashëgimin tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar, pa mohuar gabimet dhe defektet.

PD arriti në vitin 2021 si një forcë politike që krijonte përshtypjen ‘të jesh apo të mos jesh”. Po si ndodhi kjo? Miqtë e mi, në vitin 2013 PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet. Realizoi rotacionin e pushtetit, kryetari i saj dha dorëheqjen, ashtu si i takon çdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet. Në krye erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re. I cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj.

Lulzim Basha në 8 vite de fakto u faktua vet si një kallp opozitar. (Nuk kuptohet mirë audio)

U përkul para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pasi humbëm pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të Bashkisë së Tiranës. Sistemimin e lumit, tramvajin, sitemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura nga qeveria e PD. Duke drejtuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjete në protesta të fuqishme në Tiranë, që t’i vinte Edi Ramës kufirin te thana.

Të qëndronte i pamposhtur për ju. Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të kujt, askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij. Presonaliteteve që kishin kontribute historike në PD.

Loading...