Sali Berisha tregon se çfarë i tha personalisht Rudina Hajdarit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zbuluar se çfarë mendimi ka për qëndrimet e Rudina Hajdarit.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Berisha u shpreh se respekton zgjedhjen e saj, ndërsa tregoi se çfarë i kishte thënë asaj personalisht.

Ai tha:

I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi I lirisë. Dhe në këtë kontekst “no comment”.
Ndër të tjera, Berisha këshilloi opozitën që të afrojë dhe sjellë elitën shqiptare në Europë dhe SHBA në vendin tonë.

Ai e cilësoi këtë si një gjë të domosdoshme.

Berisha shtoi:

Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa.
/joq

Loading...