Sali Berisha trondit me deklaratën e fundit

Berisha ka thënë se Edi Rama e di ku ndodhet Ervis Martinaj. Madje ai flet edhe për lajmin e publikuar nga portali i Baton Haxhiut se trupi i Martinajt u pa i ndarë në 6 copa.

“Ia morën lojërat e fatit, Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. Po e di vetë ai se ku është. Olsi Rama është i përfolur nga e gjithë Shqipëria si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Batonin se ata e dinë.

A nuk shkruajtën ata se ësthë gjashtë copa në prokurori? Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është gjashtë copa në prokurori.

E thanë ata që janë Fugat e tij. A nuk ishte Baton Stanishiqi që thoshte se Linda është për presidente?

Ai është zëdhënësi i familjes dhe ky shkruan në gjashtë pjesë. Mirë që shkruan ky, por prokuroria, çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë në gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim sepse kontrollohet tërësisht nga Rama. Njeriu cdo gjë që mund t’i ketë ndodhur nuk mund të bëhet kurrë në këtë mënyrë, nëse është në 6 copa, familja njoftohet. Është një kod shekullor”– u shpreh Berisha ndër të tjera./shqiperiaime

Loading...