Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Salianji ka bërë me dije se janë duke u bërë përpjekje për krijimin e partive të reja politike, në mënyrë që të ndahet Partia Demokratike.
“Opozita duhet të bjerë në dakortësi që të kemi një kandiadat të përbashkët. Le të jemi të sinqertë mbi atë që do të ndodhë. PS do marrë kriteret e grupit parlamentar të PD e do thotë që këto kritere i ka ky person. Të njëjtën gjë bëri me presidentin aktual. Dihen këto marifete.
Një nxitim një emergjencë është bashkimi i PD. Ulemi me Ramën e jo me njëri tjetrin. Diskutojmë në publik e jo së bashku.
Me deklarata publike i shërbehet vetëm ndarjes.
Këtu po e them për herë të parë. Po nxitohet për të krijuar parti të tjera për të ndarë PD në dy a më shumë pjesë. Çdo platformë e propozuar bëhet vetëm me qëllim që në PD të vendosen personazhet dhe grupet brenda PD në një sigurt që të mos kenë mundësi të bashkohen.
-Propozimi i deputetëve pa dakortësi ishte qëndrim për të treguar që ka një shumicë që nuk është kështu nga grupi parlamentar.
-Qëndrimi për një vendim kur nuk ka kuorum që të jetë mbledhje e PD
-Dëgjova një nga përfaqësuesit e Rithemelimit që tha se i kemi bërë ftesë kryetarit të grupit që të jetë pjesë e të jemi tre përfaqësues të grupit parlamentar. Ku është problemi nëse ka 3 përfaqësues.
-Edhe deklaratat publike, desha të bëj një mbledhje të përbashkët por u dol në mëngjes me deklaratë nga meraku se mos bëhej mbledhja”, tha Salianji.