Mësohet se ka qenë Gjoni ai që ka zbritur pas Salianjit, i cili po futej në një kafene në holl dhe i ka kërkuar llogari për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
Gjoni u dëgjua të bërtiste:
Ore kujt i përmend familjen ti”
Më pas Salianji e ka goditur me shuplakë.
Ka ndërhyrë stafi i “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen.
Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.
Ish-deputeti Salianji është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit dhe se janë futur në parlament për të marrë një rrogë.
Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.