Salianji i pakënaqur, përjashtohet nga kupola e PD

Zgjedhja e kupolës drejtuese të Partisë Demokratike duket se ka qenë një proces që ka lënë dhe të pa kënaqur në grupin parlamentar.

Deputeti, Ervin Salajanji, nuk nguroi ta cilësonte si proces me intriga apo lojë pa top, ndërsa tha se i vetmi lajm është nisja e protestave.
Salianji: Nuk ka rëndësi nëse luan pa top apo luan me intrigë, unë luaj me zemër dhe do të vazhdoj të kontribuoj fuqishëm edhe pa pasur asnjë funksion. Sot lajmi duhet të jetë vetëm protestat dhe bashkimi i çdo demokrati dhe çdo opozitari për të rrëzuar Ramën.

Loading...