Salianji identifikon personin që mbante armë në seancë: U distancua nga kolegët e Gardës, tentoi të përdor dhunë ndaj deputetëve

I ftuar në një studio televizive, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka treguar një video të regjistruar sot në sallën e Kuvendit, në të cilën sipas tij shfaqet një person që mbante armë. Ky i fundit, deklaroi Salianji nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.

-Si është historia e armës?

Ervin Salianji: Të kam dërguar dhe një video që besoj nuk ka dalë deri tani. Personi që kishte armë dhe u detyrua u largua nga kolegët e tij të Gardës pastaj nga seanca. Është i kapur nga ne aty, kishte armë në trup dhe ka dalë nga seanca. Po ua tregoj dhe me fytyrë cili është, e kemi kapur se ishte i armatosur brenda sallës së seancës plenare.

Loading...