Salianji: Ka ardhur koha që të ikin të dështuarit dhe të rrinë shqiptarët

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit përpara se të vinte në qeveri thoshte se shqiptarët ikin jashtë për shkak të mjerimit, ndërsa kur erdhi në pushtet, deklaroi se ikja e shqiptarëve nuk lidhet me mënyrën si qeveriset.

Salianji shprehet se shqiptarët sot ikin në Greqi, në Itali dhe në shtete të huaja, për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës.

Ai shton se ka ardhur koha që shqiptarët të rrinë në atdheun e tyre, ndërsa Edi Rama e qeveritarët të ikin.

Postimi i Ervin Salianjit:

Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e nië atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!

Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.

Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

https://www.facebook.com/watch/?v=412090099751942

Loading...