Salianji: “L.ufta për betejat e tjera vazhdon”

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas gjyqit të mbajtur sot në Tiranë për rastin e njohur si “Babalja”, ku Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg.

Salianji shprehet se askush nuk e ndal dot në këtë betejë, kurse shton se lufta pa kompromis për të vërtetën vazhdon.

Për Salianjin, çështja për të cilën po lufton deri tani ka bërë që të largohet ish-ministri Fatmir Xhafaj, të burgoset Agron Xhafaj si dhe të ikin disa prokurorë e gjyqtarë.

Salianji thotë se lufta për betejat e tjera vazhdon.

Loading...