Salianji pranon humbjen: Nuk jam i gëzuar, rikuperuam 7 mijë vota, do donim më shumë

Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, nga Korça ka dhënë një deklaratë për mediat, lidhur me humbjen e partisë së tij në këtë qark. Ai u shpreh se nuk është aspak i gëzuar për këto rezultate, por thekson se është mirënjohës për mbështetjen që ka marrë.
Salianji shprehet gjithashtu se Partia Demokratike ka rikuperuar 7 mijë vota, por që do dëshironin më shumë.

Ndërkohë, në Korçë, Ps mori 48.9% të votave, duke fituar 6 mandate, ndërkohë, PD arriti të marrë 40.8% të votave, dhe 5 mandate.

Loading...