Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas dënimit me 4 muaj burg të Ëilliam Argeros, amerikanit që ka marrë përsipër pagesën prej 80 mijë dollarësh që Edi Rama e bëri me qëllim që të dilte në foto me Barack Obamën në vitin 2012.
Salianji shkruan në Facebook, se Rama e ka ves ti përdorë njerëzit dhe më pas i shet.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
E ka ves!! Kushdo përdoret pastaj shitet, hidhet, lëshohet dhe më pas harrohet sikur mos kishte ekzistuar.
Kështu ka ndodhur me shumë shtetas shqiptarë ish ministra, ish deputete ish kryetarë bashkie apo kriminelë janë ose në burg ose drejt burgut për shkak se i kanë shërbyer Ramës për ta ngjitur drejt pushtetit abuziv! Kështu ndodhi dhe në Amerikë.
Drejtësia vonon por nuk harron, në Amerikë nuk ka mundësi të falsifikoje dosje dhe të kërcënoje prokurore dhe gjykatës!