Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nuk ka ndërmend ta presë në qetësi verdiktin final të Gjykatës së Tiranës ndaj tij, i akuzuar për dosjen “Babale”.
Në një postim në facebook, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.
“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.
Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur.
Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, shkruan Salianji pak dite pasi prokuroria kerkoi ndaj tij nje denim me 18 maj burg.