Ervin Salianji bën akuza të forta për Rilindjen dhe qeverinë Rama, e cila sipas tyre ndryshe premtoi dhe ndryshe bëri.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se rama premtoi 300 mijë vende punë, ndërkohë që largoi 500 mijë qytetarë për azil.
Postimi i Salianjit:
Premtoi Rilindje, solli rrënim!
Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!
Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.
Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!
Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.
Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.
Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!