Përbërësit:
300gr sallate romane
100gr djathë parmixhano te grire
2feta bukë të bardhë
1 veze te ziere
2 hudhra
10luge vaj ulliri
1luge uthull te bardhe
1luge salce Worcestershire
1/2 lëng limoni
Gjoks pule
kripë
piper
Hapat
Pregatisim si fillim salcen me te cilen do te sperkatim sallaten duke vendosur ne mikser vezen e ziere paraprakisht, lengun e limonit, uthullen, salcen worcestershire, kripen, piperin, dhe i perziejme te gjitha per pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit luge pas luge derisa te formohet nje salce e ngjashme me majonezen.
Presim fetat e bukes ne kubikë te vegjel dhe i skuqim ne pak vaj ulliri te aromatizuar me hudhrat e shtypura. Më pas pjekim edhe gjoksin e pulës dhe e ndajmë në kubikë të vegjël.
Lajme sallaten romane (ose jeshile) dhe e thajme me letra kuzhine. E presim sallaten holle (ose e ndajme me duar), e vendosim ne nje tas qelqi, shtojme siper kubiket e skuqur te bukes, fetat e holla te djathit parmixhano dhe siper tyre salcen e pregatitur.
KESHILLE:
Receta e paraqitur me siper, eshte receta origjinale e sallates Çezar. Per ta bere akoma me te shijshme mund ti shtoni fileto pule te pjekura paraprakisht dhe te prera ne shirita, feta pancete krokante, apo karkaleca te pjekur ne zgare.