Përbërësit për 4 persona:
• 4 flete te mëdha sallate jeshile
• 1 kuti ton me lëng (80gr)
• 1 avokado
• 1 qepe te vogël
• 1 limon jeshil
• piper
Përgatitja: Lani dhe pastroni mire gjethet e marules.
Hiquni me pas pjesën e forte.
Kulloni tonin dhe shtypeni me pirun.
Prisni tulin e avokados ne kuba te vegjël.
Shtrydhni sipër tyre limonin dhe përziejeni me tonin.
Qëroni, grini holle qepen dhe bashkojeni me përzierjen.
Hidhni nga pak neper fletët e sallatës jeshile dhe mbështillini ato duke i lidhur.
Mund t’iu vendosni edhe ndonjë kunjë dhembesh.
Ju bëftë mirë!
Loading...