Sallatë me rukola, shalqi, djathë të bardhë, bajame dhe qepë të kuqe

Perberesit:
Shalqi, i prere ne kuba
djathe deleje i therrmuar
bajame te pjekura (ose cfaredolloj arre qe ju pelqen)
qepe e kuqe e prere ne feta te holla (por mund ta evitoni nese s’ju pelqen qepa)
rukola me gjethe te vogla
salce me uthull te kuqe*
Pergatitja:
Fillimisht pergatisni salcen me uthull te kuqe. Perzieni ne nje tas 1/2 filxhan me uthull vere te kuqe, 1/2 filxhan me vaj ulliri, 3 luge gjelle leng limoni, 1 luge caji mjalte, kripe, piper.
Ne nje tas sallate shtoni rukolan, bajamet, qepen dhe djathin e grire.
Shtoni siper sallates salcen e pergatitur dhe perzijeni mire. Ruani pak per ta shtuar siper shalqinit.
Pritni shalqinin ne kuba dhe shtojani siper sallates. Sperkateni me salcen e mbetur.
Doni disa arsye per te konsumuar me shume rukola?

Përmirëson shëndetin e kockave. E pasur me vitaminë K, rukola lehtëson absorbimin dhe zvogëlon sekretimin urinar të kalciumit
Ndikon në shëndetin e dhëmbëve, syve dhe lëkurës. E pasur me vitaminë A, karotenoide
Rrit imunitetin, detoksifikon organizmin & ndihmon në rënien në peshë. E pasur me vitaminë C & bakër.
Ul nivelin e sheqerit në gjak. E pasur me antioksidantin acidi alfa-lipoik i cili ul nivelin e glukozës në gjak
E dobishme për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë. E pasur me folat & acid folik, ndihmon në zhvillimin e trurit të fetusit.

Loading...