Sallatë,turshi turli

PËRBËRËSIT
500 gr karota
500 gr lulelakër
500 gr domate jeshile
500 gr kastravecë të vegjël
300 gr speca të vegjël jeshil
një tufë selino
5 litra ujë (Ku një litër ujë do ikë gjatë zierjes së ujit)
4 lugë kripë e trashë (Sa më e zezë më e mirë)
2 lucka të vogla limontoz
5 speca djegës

Fillimisht ziejm ujin për 20-25 minuta, e zbresim nga zjarri, shtojmë kripën dhe e trazojmë deri sa të tretet kripa, ujin e lemë të ftohet.
2
Marim perimet më lart dhe i grijmë, i vendosim në kavanoza me rradhë.

Sapo shëllira është ftohur shtojmë limontozin, e trazojmë mirë dhe mbushim kavanozat me shëllirë, shtojmë edhe nga një spec djegës brenda dhe vulosim kapakët.
3
I ruajm në vend të freskët dhe për 20-25 ditë turshitë janë gati.

Ju bëftë mirë

Loading...