Salvini reagon keq:”Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”

Është Mahmood fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeç, me nënë italiane dhe baba egjiptian, Mahmood mbërriti në skenën e Ariston pasi fitoi bashkë me Einar, edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë, dhjetorin e kaluar.

Reperi 27-vjeçar pra ka fituar fiton dy herë.
Këngëtari Ultimo është klasifikuar i dyti dhe vendin e tretë e kanë zënë djemtë e grupit “Il Volo”. Fituesi: “Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj”.

E shpërbleu televotimi pas klasifikimi të përkohshëm që e kishte vendosur në vendet e para së bashku me tre djemtë “Il Volo” dhe super të favorizuarit Ultimo.

Në fund, kënga e tij “Soldi” mori çmimin e madh.
Pas fitores Mahmud u shpreh: Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.
Ndërkohë Matteo Salvini u shpreh kundër fitores së 27-vjeçarit. “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”, ka pyetur zëvendës kryeministri italian në Twitter.

Kujtojmë se vitin e kaluar fitues i Sanremos ishte këngëtari shqiptar Ermal Meta me Fabrizio Moron, “Non mi avete fatto niente”.

Loading...