Sami flet për Donaldin: ‘Donaldi më ka ndihmuar në një moment të vështirë timin, di që ai njeriu ka qenë aty për mua dhe nuk mund të them që më ka penlizuar’

Semi, ish-konkurrentja e Big Brother Vip, është pyetur sot nëse Donaldi e ka penalizuar në lojën që ajo ka bëra brenda shtëpisë.

E bindur ajo u përgjigj se Donaldi nuk e ka penalizuar, madje theksoi se sa i përket lojës ai është i njëjti që ka qenë në fillim.

“Është fundi i lojës dhe secili do kapet me diçka deri sa të dalë njeri fitues. Arjolën e shoh të sikletosur. Donaldi është Donaldi që ka qenë që nga fillimi dhe nuk ka ndryshuar sa i përket lojës. Është po ai që ka qenë në fillim. Gjërat kanë ardh si pasojë e gjendjes sime. Donaldi më ka ndihmuar në një moment të vështirë timin, di që ai njeriu ka qenë aty për mua dhe nuk mund të them që më ka penlizuar”, tha Semi.

Semi nuk u tregua e ashpër në gjykimin ndaj Donaldit siç shumë ndjekës prisnin.Ajo nuk e hedh poshtë faktin që ai i ka ndenjur aq afër brenda në shtëpi.

Rikujtojmë se Semi pas situatës Bora-Donald-Beatrix i bëri unfollow Donaldit në Instagram. Romeo, vëllai i tij, i cili menaxhon rrjetin social të Donaldit, ia kthehu po njësoj. Madje ajo doli nga studio herën e fundit që ka qenë në live show, sepse u prek nga sjelljet e tij.

Loading...