Samsung do të sjellë një telefon të rangut të mesë, Galaxy A10, me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Ashtu siç kishte premtuar, Samsung do të vijojë të sjell risitë tek telefonët e rangut të mesëm përpara se të ofrohen edhe tek ata të rangut të lartë.

Sipas një raporti nga Kina, Samsung do të sjellë një telefon të rangut të mesë, Galaxy A10, me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Në rrjetin social Twitter një insajder shkruante se ky telefon vjen me procesorin flagship, Snapdragon 845.

Galaxy A10 do të jetë telefoni i parë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran përpara se Galaxy S10-ta të mbërrijë.

(BalkanWeb)

Loading...