Samsung ka zbuluar telefonin e tij të shumëpritur që paloset dhe u kërkoi zhvilluesve të Android-it që të fillojnë të krijojnë aplikacione për pajisjen e re.
Kompania e Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien në fitime të divizionit të celularëve dhe për të mbajtur hapin e Apple.
Telefonat e palosshëm premtojnë ekranin e një tableti të vogël në një pajisje që mbahet në xhep.
Në zbulimin në San francisco, Justin Denison, një zëvendëspresident i lartë i marketingut të produkteve mobile, tregoi një prototip të celularit të ri.
Loading...