Sandër Lleshaj: “Shqipëria do e vijojë luftën kundër krimit të organizuar”

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij nga Çekia, Jan Hamáček, i cili është njëkohësisht edhe zv.kryeministër i Parë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Lleshaj tha se ”Shqipëria do e vijojë luftën kundër krimit të organizuar”.

Rëndësi maksimale gjatë bisedës mes homologëve mori integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lleshaj e falenderoi Jan Hamáček për mbështetjen në kërë drejtim pasi mbështetja e tij ka qenë e hapur për integrimin tonë në BE, sipas ministrit të brendshëm.

“Situata e brendshme në politike në Bashkimin Evropian të mos frenojë integrimin në BE,”- tha Ministri Lleshaj në fjalën e tij.

Loading...