Mbarvajtja e sezonit turistik dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale kanë qenë tema që ka çuar ministrin e Brenshëm Sandër Lleshaj në qytetin e Vlorës.
Kjo të paktën sipas fjalës se Prefekti të këtij qarku.
Ministri Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryepolici i Vlorës Artjon Duka për 90 minuta mbajtën një takim në Prefekturën e qytetit bregdetar, me drejtuesin Flamur Mama.
Në fokus të takimit të mbajtur pa praninë e mediave këtë pasdite, mesohet të kete qenë situata e rendit dhe masat e marra për të parandaluar dhe goditur krimin.
Në takim nuk janë lejuar mediat ,Lleshaj nuk ka pranuar të prononcohet ndërsa ka qenë Prefekti Flamur Mamaj ai që ka sqaruar se takimi ka pas në fokus sezoni turistik.
Gjatë 90 minuteshit të takimit nuk dihet nëse është folur edhe për situatën kriminale të ketij qyteti.
Kujtojmë qe qyteti i Vlores numeron një sërë ngjarjes kriminale të ndodhura së fundmi nga plagosje shpërthimet me tritol e deri te vrasjet, ndersa ende nuk kemi persona te arrestuar për ngjarjet e rënda kriminale.