Sandër Lleshaj tregon momentin e vështirë: ‘E di çfarë do të thotë humbja e fëmijës’

Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm pasi një punonjës policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Në emisionin ‘Opinion’ ka rrëfyer momentin e vështirë në jetë kur ka humbur një fëmijë, ndaj e kupton mirë dhimbjen e familjes Rasha.
Sa i përket konflikteve të përfolura me Ramën, Lleshaj thotë se kanë pasur një marrëdhënie korrekte dhe i jep mesazh të hapur duke thënë se “nuk hiqet qafe lehtë”.
Sandër Lleshaj: Mua nuk ka pasur askush synim që të më heqë qafe, sepse unë nuk hiqem qafe lehtësisht.

Nuk kam pasur asnjë konflikt me Ramën, dhe nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të ngushtë. Kam pasur marrëdhënie korrekte dhe vetëm kaq. Unë dorëheqjen e dhashë për motive morale.

Unë kam patur fatin e keq që ta kuptoj se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. E kam të përjetuar vetë dhe jam shumë i prekur nga ky fakt që nga kjo familje shqiptare me shumë dinjitet, nga çka kam parë në distancë se nuk i kam takuar, ka humbur një fëmijë për shkak të mosveprimit ose veprimit të gabuar të punonjësit të policisë së shtetit. Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij fakti.

Që kur kam hipur në postin e Ministrit të Brendshëm, kam menduar dorëheqjen prej këtij posti. Ministri duhet ta bëjë gati dorëheqjen ditën e parë kur fillon punën. Nuk ka asnjë kalkulim këtu. Fare.

Nuk justifikohet asnjë pikë gjaku e asnjë qytetari për asnjë institucion. Jeta e një qytetari mund të sakrifikohet vetëm kur rrezikohet jeta e një tjetri.

Loading...