Santiago Malko la pas gruan ish-police të Shiponjave de dy fëmijët e mitur

Santiago Malko, 26 vjeç, ish-efektiv i forcave të policisë i cili u ekzekutua mbrëmjen e të martës në zonën e Kinostudios në Tiranë la pas gruan dhe dy fëmijë.

E shoqja Dea Riçku (në foto) ashtu si viktima, kishte punuar në policinë e shtetit në repartin Shqiponja.

Ish-policja me origjinë nga Dibra pas vrasjes së bashkëshortit do të rrisë e vetme dy fëmijët 14 muajdh dhe 3 vjeç që ka pas Santiago Malko.

Mësohet se dy të rinjtë ishin njohur në Akademinë e Sigurisë ku studionin për tu bërë efektiva policie.

Pasi përfundoi kursin e patrullës së përgjithshme Santiago Malko punoi vetëm tre muaj në radhët e uniformave blu dhe më pas u largua nga rdhët e policisë.

Mbrëmjen e 14 prillit 2016 bashkëshorti i saj u përfshi në një konflik mes dy vëllezërve vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, vendit ku punonte gruaja e tij. Ai u konfliktua në një lokal bastesh, për një borxh të pashlyer.

Në vitin 2018 Santiago Malko u përfshi edhe në vrasjen në ish-bllok në tetot 2018 ku u qëllua për vdekje Fabjan Gaxhaj dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Loading...